Basha: Shqiptarët kanë nevojë për qeveri që dëgjon (VIDEO)

Basha: Shqiptarët kanë nevojë për qeveri që dëgjon (VIDEO)

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, gjatë takimit me banorët e Sarandës deklaroi se kjo maxhorancë synon të uzurpojë Gjykatën Kushtetuese me qëllim që të grabisë tokat e shqiptarëve përmes ligjit për “Koorporatat”. Më tej, Basha tha se metodat e gabuara të Ramës e kanë renditur Shqipërinë të tretën në botë për korrupsion. Gjithashtu, lideri i opozitës u shpreh se “ne duam një Gjykatë Kushtetuese të pavarur, një prokurori të pavarur, si dhe duam një SPAK me prokurorë trima që nuk i mbrojnë kriminelët por i godasin”.

 “Shqiptarët nuk do të lejojnë zhytjen e vendit në diktaturë. Ne duam një Gjykatë Kushtetuese të pavarur dhe sipas kushtetutës. Ne duam një prokurori të pavarur, duam një SPAK me prokurorë trima që nuk mbrojnë por godasin kriminelët. Ata kanë frikë nga aferat korruptive”, tha Basha.

Në fjalën e tij, kreu i opozitës tha se ne do ta çlirojmë biznesin nga terrori. Ndërkaq, Basha shtoi një qytet si Saranda nuk ka nevojë për lëmoshë, për mëshirë, por vetëm për një qeveri që i dëgjon.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy