
Në emisionin “Të Paekspozuarit”, Gazmend Bardhi tha se në gjyqin për vulën, Enkelejd Alibeaj ka shkuar si përgjegjës për të ndjekur çështjet ligjore dhe jo si kryetar i komanduar. Sekretari i përgjithshëm i PD tha më tej se ai vetë dhe Alibeaj kanë ndjekur të gjitha gjyqet e PD-së.
Nuk ka shkuar si kryetar i komanduar. Unë dhe zoti Alibeaj kemi ndjekur gjyqet e PD që në fillim. Zoti Alibeaj në atë gjykim nuk ka qenë si kryetar i komanduar. Ka qenë si nënkryetar, përgjegjës për të ndjekur të gjitha çështjet ligjore që ka PD.
Të ngatërrosh palën me përfaqësimin janë dy gjëra të ndryshme. Palë në atë gjykim ka qenë Partia Demokratike e Shqipërisë. Kërkues në atë proces edhe PD e Shqipërisë. Se kush ka të drejtën ta përfaqësojë atë ishte thelbi i çështjes. Palë kërkuese - Partia Demokratike e Shqipërisë.



