Berisha nga selia e PD: Protesta ishte e jashtëzakonshme, tubimi i radhës do të vendoset shpejt

Berisha nga selia e PD: Protesta ishte e jashtëzakonshme, tubimi i radhës do të vendoset shpejt

Kreu i PD, Sali Berisha pas përfundimit të protestës i është drejtuar selisë blu dhe në një prononcim për gazetarët u shpreh se protesta e sotme ishte jashtë çdo parashikimi.

Ai tha se data e tubimit të radhës do vendoset shumë shpejt.

E jashtëzakonshme. Në të gjitha kushtet, tejkaloi çdo parashikim timin. Protesta tejkaloi çdo parashikim edhe njëherë një mirënjohje shumë të thellë për të gjithë ata dhjetëra mijëra qytetarë që lanë çdo gjë dhe e mbushën në orën 12:00 bulevardin si kurrë ndonjëherë në të njëjtën orë në historinë e këtij vendi, misionarë të jashtëzakonshëm.

E kam thënë, nuk kam ndërmend të bëjë asnjë diskutim paraprak për gjykatën. Këto i kishim për Edi Ramën. Për ne, armik numër 1 është Edi Rama.

Ky është revolucion. Edhe Ramizi qëndroi ca kohë, por në fund e hoqën me votë. Asnjë koment nuk kam për gjersa gjykata. Edhe njëherë, ne jemi në revolucion, do të vazhdojmë revolucionin. Protestën e radhës do ta vendosim, shumë shpejt.

Gjyqin nuk e komentoj, edhe mbrëmë kam qenë në emision dhe nuk e kam komentuar.

Kush i solli mish për top protestuesit, kush i solli? Edi Rama duhet të ishte në burg për 21 janarin, ka dokumenta të pakontestueshme. Nëse ne shpallim një shkrim, audiopërgjim pa u dëgjuar kurrë zë. Ishte totalisht falsitet dhe kjo qe arsyeja, është një vepër e Ardi Veliut.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy