
Dy arsye se përse kryeministri Edi Rama ka zgjedhur të qeverisë në mandatin e tij të tretë me më shumë gra, sipas analistit Arjan Curri mund të jenë operacioni i niveleve të larta të marketingut dhe gratë në përgjithësi janë më të menaxhueshme.
I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV Curri tha se kryeministri po kërkon të fusë praninë e gjinisë femërore në qeveri “në pjesën e habive të mëdha të vendit”.
“Dy janë arsyet ose është operacion i niveleve të larta PR dhe marketingu për të cilën Rama është mjeshtër. Ky është një operacion i rëndësishëm PR dhe ai do ta fusë këtë në pjesën e mëdha të habive si kanuni i Lekë Dukagjinit. E dyta është se gratë në përgjithësi janë më të menaxhueshme, më të dëgjueshme. Rama e ka pasur që në bashki këtë që në qeverinë hije të kishte gra. Mund t’i ketë zgjedhur edhe për këtë arsye. Nikolla sapo kryeministri kërkoi të jepte dorëheqjen e dha. Deri tani janë më të menaxhueshme dhe kokulura në krahasim me burrat”, tha Curri.



