Kreu i PD, Lulzim Basha është takuar me demokratët në Gjirokastër ku në fokus të fjalës së tij kanë qenë zgjedhjet e 25 prillit për të cilat theksoi se ajo është masakra më e madhe zgjedhore e bërë ndaj shqiptarëve. Ai u shpreh se do luftojmë bashkë me gjithë fuqinë që ju dhanë njerëzit deri në fitore.
Një masakër zgjedhore e padiskutueshme, një padrejtësi kombëtare jo ndaj nesh që ishim dhe mbetemi vektori për ndryshim, mjeti i ndryshimit, por ndaj atyre që e donin ndryshimin dhe që më 25 prill jo vetëm nuk ju dha asnjë përgjigje, por përkundrazi, hallet, problemet e tyre un rënduan dhe më shumë. Gjithçka u rëndua dhe u përkeqësua më 25 prill, në vend që të përmirësohej. Dhe pavarësisht kësaj përballjeje, një arritje të madhe ne mund të themi që e kemi: dolëm nga kjo garë e pabarabartë, nga kjo betejë e pabarabartë dhe nga kjo masakër zgjedhore më të fortë dhe më të mëdhenj se sa ç’ishim.
Më tej ai shprehet se pavarësisht prej pakënaqësive apo pikëpamjeve të ndryshme, mosmarëveshjeve që ata mund të kenë, në emër të një partie të gjallë e të madhe, siç është Partia Demokratike, janë ata që morën përgjegjësinë para shqiptarëve për ndryshim, që e mbajmë akoma këtë përgjegjësi mbi supet e tyre.
Nëse pranojmë, e s’ka se si mos të pranojmë që 25 prilli jo vetëm nuk zgjidhi asnjë prej problemeve të tyre, atëherë nuk kemi se si mos të arrijmë në konkluzionin logjik që ata që e deshën ndryshimin më 25 prill. E duan akoma, madje e duan akoma më shumë sot. Ne kishim vetëm një kauzë, kauzë morale, ne kishim programin, ne kishim zgjidhjet e konsultuara prej dy vjetësh me njerëzit. Gjë tjetër nuk kishim. Dhe prandaj na ndoqën sepse bashkuam një ditë fuqinë e Partisë Demokratike për të qëndruar kauzën e vetme dhe vizionin për ta nxjerrë vendin nga e keqja. Unë nuk shoh asnjë çelës tjetër të paktën që pavarësisht masakrës zgjedhore kemi dalë më të mëdhenj dhe më të fortë. Sikundër ju kërkoj që të jeni bashkë me mua në vazhdimin e kësaj beteje e cila kërkon lidership të sprovuar dhe të vendosur. Kjo sigurisht është në dorën tuaj, por jam i bindur që betejat që kemi nisur do t’i çojmë deri në fund jo për veten tonë, as për karriget tona, por për të gjithë ata qytetarë të Gjirokastrës e të mbarë Shqipërisë.



