
Ish-kryeministri Berisha thotë se i është ofruar lobim frytdhënës në lidhje me non gratën, por ka refuzuar. Ai theksoi se vendimi i SHBA-ve ndaj tij është cenim i dinjitetit.
U janë hequr ministrave turq, 6 zyrtarëve hungarezë. Unë nuk kam zgjedhur atë rrugë. Unë kam refuzuar çdo lobim. Mund të kontraktoja kompani lobingu, kam pasur oferta për sukses, por kam refuzuar. Unë negocim nuk mund të bëj se kjo do të thotë hajde ti e shpif për mua dhe unë të them hajde tani të heqim shpifjen. Kam pasur oferta nga më të sigurtat. Nuk jam dakord, më kanë shkelmuar dinjitetin.



