KQZ urdhëron subjektin e Bashës të heqë simbolet e PD nga zyra partiake 

KQZ urdhëron subjektin e Bashës të heqë simbolet e PD nga zyra partiake 

Kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi ka urdhëruar drejtuesin politik të Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha që të heqë simbolet e Partisë Demokratike nga një zyrë partiake e tij.

Bëhet fjalë për një zyrë partiake e vendosur e vendosur në një ambient privat në rrugën "Ali Pash Gucia" në Tiranë.

Ankimimi i bërë nga PD, u shqyrtua në seancën e sotme, ku komisionersi shtetëror i zgjedhjeve Celibashi deklaroi se për zbatimin e vendimit o të ngarkohet policia bashkiake dhe Policia e Shtetit. 

Dakord me kërkesën e bërë nga subjekti zgjedhor PD për t’u hequr këto simbole nga ambientet private dhe për zbatimin e këtij vendimi do të ngarkohet policia bashkiake dhe ajo e shtetit. Do të caktojmë edhe një afat në lidhje me zbatimin e këtij vendimi”, tha Celibashi. 
 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy