Mbyllja e Tik-Tok, Abilekaj: Qeveria do t’i kontrollojë platformat, s’do që të ketë marrëveshje

Mbyllja e Tik-Tok, Abilekaj: Qeveria do t’i kontrollojë platformat, s’do që të ketë marrëveshje

Analisti Enton Abilekaj në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV u shpreh kundër mbylljes së platformës TikTok nga qeveria shqiptare.

Ai u shpreh se Shqipëria është ndër vendet që nuk ka marrëveshje me platformat digjitale, sepse qeveria nuk do që të ketë marrëveshje me to dhe dëshiron që t’i mbajë marrëdhëniet private.

Drupal Ad

Ne jemi ndër vendet që nuk ka asnjë marrëveshje me platformat digjitale. Qeveritë nuk mund t’i kenë të palicensuara platformat digjitale. Pasi marrin licensën duhet të zbatojnë ligjet e Shqipërisë dhe kur ju ankoheni lajmi hiqet ndryshe ju shkoni në gjykatë.

AMA thotë se ka një marrëveshje me TikTok, për të hequr disa video dhe Tiktok është treguar i gatshëm. Ne kemi para që janë miliona euro që ikin jashtë dhe nuk taksohen dhe nuk rishpërndahen për mediat. Qeveria nuk do që të ketë marrëveshje me to, se do që t’i mbajë private që të kontrollojë Facebook, Instagram. 

Europa dhe SHBA i kanë thirrur në parlament disa herë këta drejtuesit e këtyre rrjeteve dhe janë tre akte që rregullojnë marrëdhëniet e internetit me këto kompani dhe në bazë të këtyre akteve me marrëveshje direkt me to janë të rregulluara me ligj.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy