Inceneratori i Tiranës, Rama: Jam kryeministër, jo llogaritar

Inceneratori i Tiranës, Rama: Jam kryeministër, jo llogaritar

Kryeministri Edi Rama gjatë konferencës për median ka koemtnuar edhe lidhur me inceneratorët dhe dosjen që po heton SPAK.

Ai tha se nuk është llogaritar, por kryeministër dhe se kjo është çështje e një procesi që duhet të bëjë rrugën e vet dhe në fund ka një gjykatë që vendos në të treja shkallët e saj.

Unë nuk jam llogaritar, por jam kryeministër i Shqipërisë. SPAK është organi i akuzës, gjykata është organi që vendos, dhe midis akuzës dhe vendimit ka një proces të tërë, që nuk është proces ku përfshihet qeveria, por prokurorët të akuzuarit avokatët gjykatësit. Unë edhe pa SPAK-un fare jam i prirur që lojërat me shifra ti shoh me shumë skepticizëm.

Ndërkohë që në këtë rast nuk është pyetje për mua, është çështje e një procesi që duhet të bëjë rrugën e vet dhe në fund ka një gjykatë që vendos në të treja shkallët e saj, dhe vetëm në fund mund të bëjmë diskutime të natyrës teorike se çfarë ndodhi e si ndodhi në aspektin e shifrave.

Ndërsa lidhur me vendimin e Gjykatës Kushtetuese e cila pezulloi marrëveshjen me Italinë për emigrantët, Rama u shpreh se është e drejta e saj e sanksionuar në Kushtetutë. 

Është detyra automatike e Gjykatës kushtetuese për të qëmtuar një marrëveshje ndërkombëtare përpara ratifikimit të saj. Nuk kam asgjë për të komentuar, se nuk shoh asgjë që të lidhet me detyrat e mia. Fakti që Shqipëria ka një Gjykatë Kushtetuese që merr vendime që mund të mos i shkojnë përshtat planit që ka qeveria është shumë mirë për Shqipërinë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy