Bushati: Në shkurt prezantohet Strategjia e Zgjerimit, presim hapa konkretë

Bushati: Në shkurt prezantohet Strategjia e Zgjerimit, presim hapa konkretë

Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, e konsideron një moment të rëndësishëm prezantimin muajin e ardhshëm të Strategjisë së Zgjerimit të Komisionit Evropian. Gjatë fjalës së tij në konferencën “Bashkëpunimi Territorial, perspektivë e re për nxitjen e integrimit”, Bushati tha se Shqipëria pret propozime konkrete për hapat që duhet të ndërmarrë për procesin e integrimit.

“Strategjia e Zgjerimit të Komisionit Evropian e cilado të prezantohet nga Presidenti Junker muajin qëvjen, shënon një moment tejet pozitiv për rajonin tonë, sepse e vendos në fokus politik dhe në një perspektivë konkrete politikën e zgjerimit, në një kohë kur skepticizmi ndaj zgjerimit të mëtejshëm të Unionit është mbizotërues në politikën dhe opinionin publik evropian.

Ne presim nga kjo strategji propozime konkrete për hapat e radhës në ecurinë e procesit të aderimit për vendet e rajonit, përfshirë Shqipërinë,në një perspektivë afatshkurtër e afatgjatë. Është shumë e qartë që cilësia dhe shpejtësia e reformave kyçe, e sidomos atyre që lidhen me forcimin e shtetit ligjor dhe sundimin e të drejtës,lidhen drejtëpërdrejt me perspektivën konkretedhe me presionin pozitiv që Bashkimi Evropian mund të ushtrojë mbi vendet tona”, tha ai.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy