Siguria në shkolla, PD akuzon Veliajn: Ia dha pa garë ish-gardistit (VIDEO)

Siguria në shkolla, PD akuzon Veliajn: Ia dha pa garë ish-gardistit (VIDEO)

Përmes zëdhënëses Ina Zhupa, Partia Demokratike akuzon kryetarin e Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj për tender pa garë për sigurinë në shkolla. Në një postim në rrjete sociale Zhupa pretendon se Veliaj ka dhënë një tender me vlerë prej 3.4 milionë euro për sigurimin e shkollave kompanisë së kryetarit të bashkisë së Matit, Agron Malaj.

Fitues i këtij tenderi është shpallur bashkimi kompanive “Global Security” sh.p.k, “ELEKTROSEK” sh.p.k , “PORT CONSTRUCTION” shpk me përfaqësues kryesorë në tender kompaninë “Global Security” sh.p.k në një tender pa garë, ku ofertuesit e tjerë nuk paraqiten ofertë ose nuk paraqitën dokumente, duke u futur me qëllim për t'i hapur rrugën fituesit. Referuar regjistrit kombëtar të licensave, rezulton që asnjë nga kompanitë nuk përmbushin kriteret e vendosura në tender. Konkretisht kompania “Global Security” shpk disponon licensë të kategorisë 1.3.A të (vitit 2016), kompania “PORT CONSTRUCTION” shpk disponon licensë të kategorisë 1.3.A të (vitit 2017) , ndërsa kompania “ELEKTROSEK” shpk nuk disponon asnjë licensë të kategorisë 1.3.A.

Në postimin e zëdhënëses së Partisë Demokratike, thuhet se kompania i ka kaluar në pronësi vëllait të Agron Malaj, Fatos Malajt në mesin e muajt nëntor.

Me 15 nëntor 2019 referuar kontratës së shitjes së aksioneve, Kryetari i Bashkisë Mat Agron Malaj ka transferuar të gjitha aksionet e kompanisë në pronesi te vet tek vellai i tij Fatos Malaj duke i hapur rrugë të paracaktohet si fitueses tenderash në institucionet publike. Global Security shpk, sot është në pronësi të Fatos Malaj, vëllai i Kryetarit të Bashkisë Mat Agron Malaj.

Zgjedhja e Agron Malaj si kryetar i Bashkisë së Matit nga zgjedhjet e 30 qeshorit u shoqërua me protesta, nën hijen e akuzave për vrasjet e 21 janarit në bulevardin Dëshmorët e Kombit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy