Spaho: Regjistrimi i PD po manipulohet nga Rama, KQZ të njohë Rithemelimin dhe Berishën si kryetar

Spaho: Regjistrimi i PD po manipulohet nga Rama, KQZ të njohë Rithemelimin dhe Berishën si kryetar

Deputeti demokrat Edmond Spaho është i mendimit se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për zgjedhjet e 14 majit, duhet të regjistrojë Partinë Demokratike me në krye Sali Berishën.

Duke folur për MCN Live, ai deklaroi se çështja e regjistrimit të Partisë Demokratike, po manipulohet nga Edi Rama nëpërmjet Enkelejd Alibeaj.

Sipas tij, ligji shqiptar e ka krejtësisht të qartë që regjistrohet partia që është njohur me vendim të Gjykatës së Shkallës së Parë.

Në rastin e PD, ka një vendim të Gjykatës Tiranë dhënë në mars të vitit të shkuar, i cili njeh Komisionin e Rithemelimit si përfaqësues të PD dhe zotin Berisha si kryetar të saj.

Këtu nuk ka asnjë diskutim dhe asnjë shkelje ligji se kush e përfaqëson PD. Me porosi të Edi Ramës, Alibeaj bën ankimim, kur ai nuk është palë e gjykimit.

Ligji e ka të parashikuar që për partitë politike mbahet një gjyq në shkallën e parë.

Gjithçka po mbahet peng në gjykatën e Apelit, e cila nuk ka të drejtë fare të përfshihet.

KQZ po të zbatojë ligjin rigorozisht, duhet të regjistrojë PD me në krye Sali Berishën se ka një vendim gjykate.

Nëse do ti nënshtrohet diktatit të Ramës, le të vazhdojë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy