Mandati i Xhaçkës/ PS rrëzon kërkesën e deputetëve të opozitës, Vokshi: Po na mbyllni gojën

Mandati i Xhaçkës/ PS rrëzon kërkesën e deputetëve të opozitës, Vokshi: Po na mbyllni gojën

Kuvendi nuk pranoi sot një kërkesë të shtatë deputetëve të opozitës për të bërë debat gjatë seancës së sotme lidhur me mbarimin e mandatit të deputetes së PS-së, Olta Xhaçka.

Në nisje të seancës nënkryetarja e Kuvendit Ermonela Felaj tha se në asnjë rast kur është votuar për mbarimin e mandatit të një deputeti, nuk është bërë debat në seancë.

Kërkesa e 7 deputetëve për mbarimin e mandatit të deputetes Olta Xhaçka nuk qëndron. Në rendin e ditës së seancës së sotme është miratimi i dy raporteve të dy relatorëve. Në asnjë rast sipas rregullores nuk ka pasur debat për çështje të tilla. Kërkesa për zhvillimin e debatit nuk do të pranohet.

Lidhur me këtë vendim, reagoi Albana Vokshi e cila u shpreh se po tentoni ti mbyllni gojën opozitës.

Nuk i referohem kësaj seance, por dhe seancave të tjera, na kemi hequr të drejtën e fjalës ne deputetëve, grupeve të interesit. Nuk është parë ndonjëherë që mos të jepet fjala. Ju shkelni në mënyrë të vazhdueshme rregulloren. Këtu po mbroni ministrat tuaj që po rrëmbejnë pronat.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy