Mblidhet Kryesia e PD-së/ Bushati: T’i kthehet normaliteti godinës, ta zhveshim nga fortifikimi (DEBATET)

Mblidhet Kryesia e PD-së/ Bushati: T’i kthehet normaliteti godinës, ta zhveshim nga fortifikimi (DEBATET)

Mbrëmjen e sotme është mbledhur Kryesia e Partisë Demokratike për të diskutuar mbi zhvillimet e fundit në seli. Gjatë mbledhjes, deputeti i PD-së, Helidon Bushati ka propozuar që t’i kthehet normaliteti selisë blu, duke e “zhveshur” nga fortifikimi.

Bashkimi do të duhet të jetë kryefjala jonë, jo vetëm në retorikë por edhe me akte konkrete. Partia Demokratike e ka jetike rikthimin në një debat konstruktiv në një bashkëpunim të të gjitha flukseve. Si sinjal të parë, unë propozoj dhe do dëshiroja që t’i kthehet normaliteti godinës, ta zhveshim nga fortifikimi edhe si sinjal të pare të rikthimit në normalitet. Vetëm të bashkur do të mund të jemi të fortë dhe garues. Nuk kemi asnjë minutë kohë për të humbur, zgjedhjet  janë shumë afër. Prandaj të gjithë ne do duhet të japim kontribut për bashkimin e kësaj force politike, do duhet të tregojmë pjekuri”, është shprehur Bushati.

Debatet në mbledhje

Enkelejd Alibeaj: Patëm mbledhje me sekretariatin e partisë për të diskutuar në lidhje me situatën në parti. Së pari, për nesër kemi paraqitur mocion me debat. Është nga shenjat e luftës opozitare. Një nga drejtimet ku duhet të ecë partia, është lufta opozitare në parlament e sinqerte dhe e plotë. Së dyti, kemi situatën tonë ku jemi. Për qëndrimin e mëtejshëm. Pesha për secilin është e madhe. Por duhet që të gjithë bashkë të mendojmë se cilat duhet të jenë hapat, të matur, të sigurtë.

Helidon Bushati: Jemi këtu për të mirën e PD. Ne që jemi këtu dhe ata që nuk janë, por shpresoj të jenë. Bashkimi është kryefjala e retorikes dhe e vlerësimit tonë politik. Duhen akte konkrete për këtë. Debat konstruktiv që objektiv të jetë bashkimi, pa përjashtuar asnjë. Xhesti i parë do të ishte heqja e dyerve të blinduara. Nuk e kam unë vetëm këtë mendim. Duhet të kthehemi në normalitet. Pa hyre ishte mirë apo keq, duhet të hiqen. Hap i pare për bashkimin. Vetëm të bashkuar mund të jemi konkurrues në zgjedhjet e ardhshme, lokalet janë më të afërta.

Xhelal Mziu: Jemi në një situatë jo të mirë, por në kohë të volitshme për t’i paraprirë zgjedhjeve të 2023. Rezultati i datë 6 foli për shumicë në anën tjetër. As ne as ata nuk bëjmë dot pa njëri tjetrin. Nëse kryejmë zgjedhjet 2023 në efoizëm, do te ishte vrastare për PD. Duhet të gjejmë mënyrën për t’u bashkuar. Nuk e gjykojmë që dt 30 prill është zgjidhje. Nuk është normale që të bëjmë karshillik njëri tjetrit. Ne kemi potencialin e nevojshëm për të gjetur një zgjidhje. Zgjidhja gjendet duke pasur një komision të përbashkët. Foltorja ka nisur organizimin në të gjitha degët. Nëse vazhdojmë kështu, do të vazhdojmë të mbetemi mënyrë që dhe të pa përfaqësuar dhe pastaj na rroftë sigla e PD. Pra ky grup i përbashkët të garantojmë që nuk ka vend për triumfalizëm.

Salianji: Të ndërtojmë një grup dhe zgjidhje që e bën bashkimin funksional për të gjithë ku të gjithë mund të përfaqesohen si ngjyrime.

Salianji-Alibeajt: Duhet thirrur Këshilli Kombëtar që të japë legjitimitetin formal.

Salianji: Të hiqen dyert e hekurit, të tregojmë me simbolikë hapjen e partisë. 

Bardhi: Dyert janë të hapura.
Salianji: Dyert e hekurit që as nuk preken me dorë ta shpifin, ti heqim.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy