Analisti Aleksandër Çipa thotë se protestat e organizuara nga opozita, eklipsojnë zgjedhjet e brednshme në strukturat e Partisë Demokratike.
Duke folur për “MCN Live” ai deklaroi se opozita duhet të rikthejë aksionin politik me peshën specifike të mendimit politik, duke shtuar se Shqipëria është në një krizë dhe thatësirë të mendimit politikë.
Sipas tij, të dy kahet e politikës nuk po bëjnë objekt të politikës së tyre problemet më thelbësore të shoqërisë.
Kërkesa për qeveri teknike e opozitës, edhe pse zgjat prej tre vitesh, është një objektiv që vështirë të realizohet. Ajo që u shënua në protestën e shtatë të opozitës, ka lidhje me energjizimin e strukturave të Partisë Demokratike. Në zhvillimet e brendshme të PD, protesta duket se po eklipson procesin e brendshëm, atë të zgjedhjeve në strukturat e brendshme të Partisë Demokratike.
Duket sikur do të kemi një proces që do të zgjedhë strukturat, nuk pritet ndonjë risi. Në protestë rëndësi ka që policia dhe opozita të mos shkaktojnë procese që e përshkallëzojnë situatën, kjo gjë duhet evituar dhe vetë opozita duhet të tregojë maturi. Duket si imponim i opozitës përballë shumicës qeverisëse të PS. Opozita duket sikur po i merr kohë shumicës socialiste për objektivin e mazhorancës, në avancimin në rrugëtimin europian. Opozita nuk është aq imponuese për qeverinë në gjithë qeverisjen e vendit.
Opozita duhet të rikthejë aksionin politik me peshën specifike të mendimit politik. Shqipëria është në një krizë dhe thatësirë të mendimit politikë. Ky është një stanjacion, një gjendje e ndenjur. Dhe gjendjet e ndenjura shkaktojnë pesimizëm shoqëror. E vërteta është se dy kahet e politikës nuk po bëjnë objekt të politikës së tyre, problemet më thelbësore të shoqërisë.



