Rama: Saranda motor i zhvillimit ekonomik, në Ksamil kemi plane!

Rama: Saranda motor i zhvillimit ekonomik, në Ksamil kemi plane!

Kryeminitri Edi Rama ka vijuar turin e tij falënderues këtë të shtunë në jug të vendit, ku ndali është në qytetin e Sarandës. Nga aty, Rama tha se ky qytet është sot një motor i zhvillimit ekonomik për gjithë vendin, që sipas tij ka një potencial të madh.

Saranda është sot një motor i zhvillimit ekonomik të vendit, të vendit jo vetëm vetes. Dhe duhet të nxjerrim nga ky motor shumë më tepër, sepse ka një potencial shumë të madh”, tha Rama.

Gjithashtu, kreu i qeverisë nuk mbeti pa përmendur edhe Ksamilin, një nga zonat bregdetare sipas tij, më i preferuar nga turistët. Ai tha se në planin e punës të qeverisë parashikohen disa ndërhyrje të rëndësishme për Ksamilin.

Ksamili është një nga pikat më të vizituara të Mesdheut sot faktikisht. Por ne Ksamilin nuk e kemi trajtuar akoma me të gjithë forcën, se gjërat bëhen me radhë, nuk kemi mundësi t’i bëjmë të gjithë përnjëherë. Por ama kemi tanimë në planin e punës ndërhyrjet e rëndësishme edhe në Ksamil. Për t’i dhënë edhe Ksamilit një përmasë tjetër, nga pikëpamja e sistemimit, e hapësirës dhe të kushteve. Patjetër të gjitha këto do t’i bëjmë”, është shprehur Kryeministri.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy