Kryemadhi: Data e sotme e rëndësishme për demokracinë. Meta është shtetari më i mirë!

Kryemadhi: Data e sotme e rëndësishme për demokracinë. Meta është shtetari më i mirë!

Pas përfundimit të Konventës së mbajtur nga LSI, ka folur ish-kryetarja e kësaj partie, Monika Kryemadhi. Ajo tha se dita e sotme është shumë e rëndësishme për demokracinë, ndërsa sa i përket rikthimit të Metës në krye të partisë, Kryemadhi theksoi se ai është shtetari më i mirë që ka pasur Shqipëria dhe një nga politikanët më të përgjegjshëm.

Siç ka emrin, ndihemi të lirë, sot shqiptarëve iu mungon liria, liria e votës, e të shprehurit, liria e qytetarëve për tu informuar, për të pasur demokraci. Mendoj se data e sotme është shumë e rëndësishme. Unë e kam thënë gjithmonë që përveçse është shtetari më i mirë që ka Shqipëria, por edhe një nga politikanët më të përgjegjshëm, që nuk bën asnjëherë lëvizje të gabuara. Sot nuk është rikthyer bashkëshorti i Monika Kryemadhit, rikthimi i Ilir Metës është një shans për opozitarizmin, për të përfshirë dhe për ta hapur Partinë e Lirisë, fjala që kanë më shumë nevojë sot është liria, kërkojnë më shumë ajër për të qenë liri. Unë si Monikë ndihem jashtëzakonisht mirë, më rikthen për të punuar me të rinjtë.

Si kryetare isha në një kafaz, që ishte shumë i bukur nga jashtë, por i vështirë. Pengu im i vetëm ka qenë që nuk e dëgjova Ilir Metën për djegien e mandateve, ishte emocioni që unë doja të merrja vendim e vetme edhe si një grua. Mendoj se sot më shumë se kurrë shoqëria shqiptare është e etur për liri. Ohoho, shumë më shumë, molla e kalbur e kalb të gjithë arkën, është një mollë që e kalbi të gjithë opozitarizmin”, tha Kryemadhi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy