Kikia: Çarja e PD, goditja më e fortë e opozitarizmit në 3 dekada

Kikia: Çarja e PD, goditja më e fortë e opozitarizmit në 3 dekada

Analisti Mentor Kikia në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV u shpreh se dy Kuvendet e PD të njoftuara nga Sali Berisha dhe Lulzim Basha mund të jenë të ligjshme.

Sipas Kikis fundi i PD-së do të jenë dy parti dhe kjo do të jetë goditja më e fortë e opozitarizmit në 3 dekadat e fundit.

“Mund të jemi para rastit ku dy Kuvendet mund të jenë të ligjshme. Njëri është i ligjshëm sepse ka firmosur numri i duhur i demokratëve, tjetrin e thërret.. Unë mendoj që sot PD ka hyrë në fazën qesharake të fundit të saj.

Kemi një PD zyrtare dhe Sali Berishën që thotë që ne jemi PD. Një ditë të bukur na dolën dy propozime për forumin rinor. Fundi është dy PD.

Njëra do të jetë zyrtare dhe një do të jetë që pretendon që është. Në fund Basha dhe Berisha nuk bëjnë dot më paqe. Kjo sjell çarjen e PD dhe goditjen më të fortë të opozitarizmit në 3 dekadat e fundit. Po a ka takat kjo shoqëri të organizojnë një opozitarizëm të ri?”

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy