Duke folur mbi Enkeljd Alibeajn që drejton grupimin zyrtar të PD, ish-deputeti Myslim Murrizi deklaroi në MCN Live se ambasada e SHBA-ve nuk mund të bëjë dot lider, pasi ky është një eksperiment i dështuar në 33 vite në Shqipëri.
Murrizi vuri në dukje se demokracia nuk është mall që të eksportohet me kontejnerë dhe maune, por është frymë.
Të shohim, përderisa çështja është në KAS, në dorë të dy juristëve, relator te njëra do jetë Rusmajli dhe te tjetra Koli Bele, besoj në pavarësinë e tyre. Secili në fushën e drejtësisë ka dhënë prova se do ruhet nga të qenurit i varur nga një krah. Për mua pak i rëndësishëm është teknikaliteti. Nuk e di përse Basha refuzoi të firmosë, pasi dorëheqja s’jepet me deklarata publike, jepet me një akt të shkruar. Basha ka bërë një deklaratë që unë e kam parë edhe nga disa kryetar partish të vogla, edhe Patozi, Ndoka, e dhanë dorëheqjen. Këta janë prapë kryetar partie. Deklaratat publike janë për të ushqyer militantet, deklarata zyrtare është një copë letër që firmoset, gjë që Basha s’e ka bërë, sepse ai e ndjen veten kryetar partie mendoj unë. Mes Alibeajt dhe Bashës ka më të drejtë Basha, sepse është I zgjedhur një anëtar një votë, ndërsa Alibeaj s’është zgjedhë nga askush.
Është një eksperiment i dështuar që në 33 vjet ka dështuar, nuk të bën dot lider, përfshi ambasadën e SHBA-së. Po s’ke vota mbrapa, nuk mund të bëhesh lider pse hyn në një derë ambasade. Mund të jesh spiun ambasade, është tjetër punë, por lider s’bëhet Merreni nga i ndjeri Pashko te Gonxhe, Selamin, Pollon, Topin, hajde te Murrizi dhe Hajdari, të gjithë këta përveç meje kanë pasur ushqimin nga ambasadat që bjeri fort këtij, bjeri fort atij. Po s’ke vota s’të bëjnë këta. Demokracia s’është mall, nuk eksportohet as me kontejnerë, as me maune, as me trajler, as me çisterna nuk është mall. E tentuan në Afganistan, ikën pas 20 vjetësh, ikën si qenë të zgjebosur, e pamë se si ikën. Është shpirt, frymë, demokracia. Këtu kush ka vjedhur më shumë, kush shahet më shumë, këta u shkojnë mbrapa. Pavarësisht se cila ambasadë e njeh Alibeajn, është një ambasadë më e madhe nga të gjitha, është ajo e kutisë së votimit në 14 maj”.



