Ka nisur seanca maratonë parlamentare gjatë të cilit diskutohet projektbuxheti i vitit 2025.
Bëhet fjalë për një projektbuxhet prej 8.2 miliardë euro, i cili është projektbuxheti më i madh në 33 vitet e fundit.
Gazetari Andon Kello raporton se investimet kryesore do të jenë në shëndetësi, arsim, infrastrukturë dhe mbrojtje.
Të gjithë deputetët e mazhorancës janë prezencë në seancë, gati për këtë seancë maratonë e cila do të zgjasë 48 orë ose dhe më tej, për të diskutuar projektligjin e vitit 2025.
Deputetët e opozitës ende nuk kanë mbërritur në sallën e Kuvendit. Dashnor Sula është shfaqur me disa perime dhe një lopatë.
Ajo që bie në sy është rikthimi i kryeministrit në seancë.



