600 milionë euro do të akordojë qeveria franceze për Shqipërinë për investime deri në vitin 2027. Ky është premtimi që Emanuel Makron bëri nga Tirana gjatë vizitës së parë zyrtare të një presidenti francez në vendin tonë, teksa gjatë fjalës së tij kritikoi burokracitë e BE për procesin e integrimit europian.



