Vettingu në polici/ Ministri Lleshaj: Të rrëzohet dekreti i Presidentit (VIDEO)

Vettingu në polici/ Ministri Lleshaj: Të rrëzohet dekreti i Presidentit (VIDEO)

Në mbledhjen e sotme të Komisionit të Sigurisë Kombëtare, është shqyrtuar sot dekreti i Presidentit për “Ligjin e Vetingut për Policinë e Shtetit”. Gjatë shqyrtimit të këtij dekreti, ka pasur paknaqësi nga ana e ministrit të brendshëm, Sandër Lleshaj, i cili i ka quajtur absurde argumentet e presidentit Ilir Meta, të pasqyruara në këtë dekret.   

Lleshaj ka deklaruar sot kreu i shtetit nuk duhet të paragjykojë institucionin e Ministrisë së Brendshme dhe strukturën e SHÇBA-së. “Bindja presidenciale se procesi do të keqpërdoret politikisht nga Ministria e Brendshme është absurde. Kjo nuk mund të lejohet, që të paragjykohet një institucion Kushtetues siç është Ministria e Brendshme, aq më shumë Presidenti i Republikës.

Është krejtësisht e papranueshme, që të kemi një paranojë nga Ministria e Brendshme. Ministria bën drejtimin politik të këtyre institucioneve, jo partiak, por nuk mund të mendohet që të krijohen struktura jo kushtetuese, duke paragjykuar se Ministritë nuk na bëjnë punë. Argumenti për pavarësinë është përtej absurdit, pasi procesi është parashikuar në ligjin e vjetër që vetingu të bëhet nga strukturat e brendshme të Ministrisë.

Ju ftoj që t’i qëndroni vendimit të mëparshëm dhe ta rrëzoni dekretin e Presidentit, pasi me këtë ligj ne i japim një ritëm të ri procesit të vetingut, që duhet të kryer në kohën më të shpejtë dhe me ritmin e duhur”, ka thënë Lleshaj.

Ministri Lleshaj, kërkoi që dekreti i Presidentit të rrëzohet dhe të lihet në fuqi ligji që maxhoranca miratoi rreth një muaj më parë.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy