Kurti nesër në Bruksel, takohet me Vuçiç dhe liderët e Ballkanit Perëndimor

Kurti nesër në Bruksel, takohet me Vuçiç dhe liderët e Ballkanit Perëndimor

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nesër do të udhëtojë drejt Brukselit për të marrë pjesë në një takim me liderët e Ballkanit Perëndimor.

Ky do të jetë takimi i parë ndërmjet kryeministrit Kurti dhe Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç.

Takimin e 18 majit në Bruksel e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i qeverisë Kurti, Përparim Kryeziu.

“Do të takohen të gjithë përfaqësuesit, përkatësisht liderët e Ballkanit Perëndimor. Ky lloj organizimi i shërben komunikimit dhe diskutimit ndërmjet të gjithë liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Evropian mbi ato që konsiderohet interesa dhe qëllime të përbashkëta”, thuhet në njoftimin për media.

Sipas Kryeziut, ky forum është mundësi e mirë për të zhvilluar diskutimin mbi marrëdhëniet bilaterale mes vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Evropian.

Kurti, pas vizitës së tij dy ditore në Bruksel, pati paralajmëruar se do të takojë liderët e partive opozitare në mënyrë që të diskutojnë për çështjen e dialogut midis Kosovës dhe Serbisë, para se ai të rifillojë në qershor.

Takimi i parë mes Kosovës dhe Serbisë në rifillimin e dialogut pritet të mbahet në muajin qershor.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy