Për situatën politike në vend ka reaguar edhe deputeti Ben Blushi.
Ish-socialisti e me anë të një statusi në rrjetin social "Facebook" thekson se situata në vend do të përkeqësohet se tepërmi, nëse opozita nuk merr pjesë në zgjedhje.
Blushi thotë se na presin 4 vjet krizë e thellë, e cila sipas tij do të jetë me e keqe së në Rumani dhe Maqedoni.
STATUSI KRIZA SHQIPTARE NUK DIHET KU MBARON
Tërheqja e deritanishme e shumicës së partive opozitare nga rregjistrimi në KQZ është kërcënimi më serioz për zgjedhjet e 18 qershorit.
Unë nuk besoj se ka hapësirë për marrveshje pasi qeveria nuk është e ndërgjegjshme për pasojat e këtij vendimi dhe komuniteti ndërkombëtar nuk do të negociojë. Nuk mund të them nëse po shkojnë në një skenar rumun apo maqedonas por di të them se skenari shqiptar i krizave është zakonisht më i ashpër dhe më i rrezikshëm se kudo.
Kemi përpara të paktën katër vjet krizë të rëndë dhe të paparashikueshme. Fundi i saj nuk dihet por një gjë dihet: më shumë shqiptarë do ikin dhe më pak shqiptarë do mbeten për ta zgjidhur në kohë. LIBRA do bëjë pjesën e vet duke ngjitur copat që po thyejnë partitë e vjetra.



