Tentoi te vriste ish-deputetin Prenga, gjykata lë në burg 30-vjeçarin

Tentoi te vriste ish-deputetin Prenga, gjykata lë në burg 30-vjeçarin

30-vjeçari i arrestuar nga policia e Lezhës, pasi tentoi të vriste ish-deputetin e Partisë Socialiste Armando Prenga do të qëndroj në burg. Fatbardh Ismaili, u njoh me rivlerësimin e masës së sigurisë të dhënë në mungesë ndaj tij në gjykatën e Lezhës.

Në seancën gjyqësore të zhvilluar me dyer të mbyllura, gjyqtarja Eglantina Biba pranoi kërkesën e prokurorit Françesk Ganaj dhe caktoi masën e sigurisë "arrest në burg", pa afat për 30-vjeçarin Fatbardh Ismaili, ndaj të cilit janë ngritur akuzat "Vrasje me dashje' mbetur në tentativë" dhe "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese e municioneve".

I riu, u arrestua pas 9 muajsh arrati, pasi më 17 maj 2023, qëlloi me armë zjarri ndaj ish-deputetit të PS, Armando Prenga pas një konflikti për numërimin e votave që babai i autorit kishte patur me ish-ligjvënësin.

Dy ditë më vonë 30-vjeçari tentoi të marrte hak, duke qëlluar në drejtim të automjetit të ish-deputetit Armando Prenga i cili po lëvizte i vetëm në aksin rrugor Laç-Patok.

Autori qëlloi plot tre herë ndaj, tij por fatmirësisht asnjëri nga plumbat nuk e prekur 49-vjeçarin i cili njoftoi menjëherë policinë për ngjarjen.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy