Rama në lagjen ku do të strehohen të prekurit e tërmetit: Brenda majit përfundojnë 128 shtëpi

Rama në lagjen ku do të strehohen të prekurit e tërmetit: Brenda majit përfundojnë 128 shtëpi

Kryeministri Edi Rama, ka inspektuar këtë të shtunë kantierin e punimeve në Fushë – Krujë, ku po ndërtohet një lagje me 128 shtëpi, për personat që humbën banesën për shkak të tërmetit të 26 nëntorit të 2019-ës.

Po ashtu, në këtë hapësirë, do të ndërtohen edhe 15 pallate. Kryeministri Rama, gjatë inspektimit të punimeve tha se 128 shtëpitë do të përfundojnë brenda muajit maj, ndërsa 15 pallatet do të jenë gati për në vjeshtë.

Punë e bukur shumë. Duhet bërë një strukturë me Bashkinë e Krujës, me sektorin e strehimit, duhet njëherë një strukturë menaxhimi, administrimi, të gjitha lagjet. Duhet vendosur një administrator për të gjithë pjesët që kanë të bëjnë me detyrimet e përbashkëta. Këtu është gjithë parqe, ka një zonë sportive më duket. Në maj përfundojnë 128 banesat. Në shtator përfundojnë pallatet”, tha Rama.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy