Analisti Mentor Kikia thotë se qeveria asnjëherë nuk e ka konsideruar seriozisht protestën.
Duke folur për “MCN Live” ai u shpreh se qeveria nuk ka në plan të bëjë ndryshime dhe ecën me bindjen se njerëzit do lodhen dhe do ikin.
Protesta nuk është adresuar kundër keqqeverisjes, korrupsionit etj. Qytetarët nuk po kërkonin dorëheqjen e një drejtori X në bashkinë X, por të drejtorit të madh që ishte Kryeministri dhe në këto kushte nuk kishe çfarë të negocioje.
Qeveria i ka dy instrumente në dorë për të dëshmuar se po e lexon mesazhin për qytetarët, ligjin për zonat e mbrojtura dhe investimet strategjike. Zyrtarët e Brukselit kërkuan pezullimin e ndryshimeve në terren të ligjit për zonat e mbrojtura dhe investimet strategjike.
Qeveria ka premtuar se do i bëjë të dyja, çfarë e pengon që t’i bëjë. Ligji për investimet strategjike ka qenë me afat dhe gjithmonë ka dalë një deputet që ka bërë kërkesë për tu shtyrë. Ligji e mbaron afatin në dhjetor 2026.
Nëse qeveria e merr mesazhin, çfarë e pengon që të pezullojë ligjin për investimet strategjike dhe zonat e mbrojtura. Qeveria nuk ka në plan të bëjë ndryshime dhe ecën me shpresën se njerëzit do lodhen dhe do ikin.



