Së fundmit në PD u mësua se ka nisur një proces për mbledhjen e firmave nga deputeti Ervin Salianji për tu zgjidhur në krye të grupit parlamentar, duke shkarkuar Enkelejd Alibeajn.
Analisiti Enton Abilekaj, tha në studion e emisionit “Të paekspozuarit” se kjo është një përpjekje e Salinajit, për të tentuar një formë të bashkimit të PD-së.
Kjo është përpjekje e Salianjit, dhe ai ka mbledhur firmat, qe të mos jetë një grup parlamentar i përçarë dhe të mos ketë përfaqësim.
Ai është grup që nuk është mbledhur asnjëherë, ka një vit që nuk mblidhet.
Dhe që të mblidhet grupi, ai e bëri këtë, në mënyrë që të mblidhet grupi, dhe duke pasur edhe simpatinë e atyre që nuk janë më asnjë nga të dy palët, ka tentuar të bëjë një lloj bashkimi, dhe ky bashkim u vu re tani pas përjashtimit që Alibeaj u bëri katër deputetëve.



