100-vjetori i marrëdhënieve Shqipëri-SHBA, Begaj: Qëndrojmë krah për krah partnerit tonë strategjik dhe punojmë së bashku

100-vjetori i marrëdhënieve Shqipëri-SHBA, Begaj: Qëndrojmë krah për krah partnerit tonë strategjik dhe punojmë së bashku

Në aktivitetin për 100-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike Shqipëri-SHBA, presidenti i vendit, Bajram Begaj tha se një rol të rëndësishëm në krijimin e këtyre marrëdhënieve ka luajtur Presidenti Uillson, i cili  ka fituar mirënjohjen e gjithë zemrave shqiptare.

Më tej, gjatë fjalës së tij Uilson tha se këto 100 vite konfirmojnë vendosmërinë për ta vazhduar bashkëpunimin, në kohë të vështira e të mira, në momente kyçe të historisë, në sfida të sigurisë e paqes në rajon dhe në botë.  

Kënaqësi e veçantë që sot,  kremtojmë 100-vjetorin e lidhjeve të marrëdhënieve diplomatike me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, partnerin tonë më të madh strategjik.

Një moment i historisë sonë, lidhet me të shkuarën, të tashmen dhe të ardhmen e këtyre marrëdhënieve.

Rol të rëndësishme në krijimin e këtyre marrëdhënieve e ka luajtur Presidenti Uillson, i cili  ka fituar mirënjohjen e gjithë zemrave shqiptare.

Fan Noli bashkë me Konicën dhe Vatranët e tjerë, besonin fort në politikën amerikane të kohës dhe vunë gjithçka patën në shërbim të miqësisë dhe bashkëpunimit midis dy vendeve.

Presidenti Uillson, u bë mbrojtësi më i fuqishëm i pavarësisë dhe mos copëtimit të trojeve të Shqipërisë në Konferencën e Paqes në Paris.

Këto 100 vite konfirmojnë vendosmërinë për ta vazhduar bashkëpunimin, në kohë të vështira e të mira, në momente kyçe të historisë, në sfida të sigurisë e paqes në rajon dhe në botë.

Sot ne qendrojmë krah për krah partnerit tonë strategjik amerikan dhe punojmë së bashku në fusha me rëndësi jetike.

Rezultatet në reformimin, transformimin dhe mirëqeverisjen, si dhe në forcimin e institucioneve të drejtësisë, diplomacisë, sigurisë e mbrojtjes dhe sundimin e ligjit, e kanë shndërruar vendin tonë në një partner i cili përmbush rolin koherent, konstruktiv dhe diplomatik.

Falë mbështetjes bujare dhe pa asnjë rezervë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, shqiptarët sot janë një faktor me rëndësi gjeopolitike në Ballkan.

Mbështetja e SHBA është e paçmuar për çështjen tonë kombëtare. Me të njëjtat principe dhe me të njëjtën vendosmëri me të cilën u mbështet Shqipëria 100 vjet më parë, u mbështet edhe Kosova për shpalljen e pavarësisë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy