Para fillimit të gjobave për targat në veri/ Kurti e Vuçiç përball njëri-tjetrit sot në Bruksel

Para fillimit të gjobave për targat në veri/ Kurti e Vuçiç përball njëri-tjetrit sot në Bruksel

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç do të përballen sot me njëri-tjetrin në Bruskel.

Kurti e Vuçiç do të priten nga Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për politikë të jashtme, Josep Borrell dhe nga emisari i BE-së për dialogun Miroslav Lajçak.

Tematika kryesore pritet të jetë çështja e targave e cila sot do arrin në fazën e dytë, te gjobat për të gjitha makinat, mes datave 21 nëntor deri më 21 janar.

Takimi urgjent raportohet se do të fillojë në ora 08:00.

Ky takim vjen në kohën e tensioneve pas vendimit për targat dhe largimit të serbëve nga institucionet. Takimi do të ndërmjetësohet nga Shefi i diplomacisë së BE-së, Josep Borell.

Borrell, pak orë para takimit me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, dhe presidentin serb, Aleksandar Vuçiç, përmes një postimi në llogarinë e tij në Twitter ka shkruar se palët kanë nevojë për de-përshkallëzim të situatës.

“Ne kemi nevojë për deksalimin e situatës, të ndalojmë së shkuari nga menaxhimi i përhershëm i krizës dhe në vend të kësaj të fillojmë të avancojmë drejt normalizimit të marrëdhënieve”, ka shkruar Borrell.

Takimet e sotme mbahen një ditë para hyrjes në fuqi të vendimit të Qeverisë së Kosovës për gjobitjen e ngasësve të automjeteve me targa ilegale të lëshuara nga Serbia.

Sipas vendimit të Qeverisë për targat, që nga sot ka qenë e paraparë që të nisë faza e gjobitjes, mirëpo dje Policia e Kosovës njoftoi se shqiptimi i gjobave do të nisë që prej nesër (22 nëntor)

Sipas Policisë, shqiptimi i gjobave prej 150 eurosh do të zgjasë deri më 21 janar 2023. Deri sot janë shqiptuar 1,740 qortime për shoferët që refuzuan t’i ndërronin targat e automjeteve të lëshuara nga Serbia.

Serbët në veri të Kosovës, ku përbëjnë shumicën, kanë paralajmëruar se do të kundërshtojnë shqiptimin e gjobave, ashtu siç kanë kundërshtuar të gjithë vendimin e Qeverisë për targat.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy