“Ministri dhe kryebashkiaku që darkuan me Habilajt në Vlorë”

“Ministri dhe kryebashkiaku që darkuan me Habilajt në Vlorë”

Gazetari Blendi Fevziu thotë se pas përgjimeve që nxorën në dritë mënyrën si funksiononte grupi i Habilajve, fotoja e një tjetër ministri që shfaqet në shoqërinë e tyre pritet të dalë. Moderatori i emisionit “Opinion”, thotë se fotoja në të cilën ministri shfaqet në shoqërinë e pjesëtarëve të familjes Habilaj është marrë nga kamerat e sigurisë së një restoranti në Vlorë. 

 “Nuk kam folur për një video të një kryebashkiaku, por kam folur për një foto të një kryebashkiaku, foto të një ministri të qeverisë me pjesëtarë të familjes Habilaj, foto të cilën e kam parë vetë, por nuk kam pasur mundësi ta publikoj sepse personat që e kanë në dispozicion nuk kanë vendosur akoma ta publikojnë. Por nuk mund të them për përgjegjësinë e ministrit në fjalë, sepse duhet parë në çfarë rrethanash kanë qenë. Fotoja është bërë në grup, një drekë apo darkë elektorale, në një restorant të Vlorës. Kjo edhe mund të publikohet, siç mund të publikohen përgjimet e një të afërmi të një ministri që janë parë dhe dëgjuar nga një numër i madh gazetarësh. Ka një të vërtetë që fotoja e ministrit është marrë nga filmime nga kamerat e sigurisë së restorantit”, tha Fevziu duke folur me disa studentë. 


 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy