
Gazetari Roland Bejko nga studio e “Të Paekspozuarit” në MCN TV deklaroi se duke qenë se ka investuar në Partinë Demokratike shpjegon se për të shmangur skenarët e përplasjeve ne selinë blu duhet ndërhyrja e faktorëve të jashtëm.
Ndër të tjera ai sqaron se sot Basha i ka dërguar një sinjal Berishës duke u shprehur se ‘unë di sh gjera qe i di dhe doktori që ju s’do i merrni vesh kurrë’
Në fakt ju e dini shumë mirë që investimin e kam pasur te Partia Demokratike dhe jo klanet dhe kjo ka bërë që të mos jem i kënaqur me atë që kanë marrë. Ka një rregull kur baza kërkon që është ajo që të nxjerr do të thotë që se e ke marrë. Unë jam me PD dua që të mos ndodh skenari që thotë Nikoll Lesi dhe kjo bëhet vetëm duke ndërhyrë faktorë të tjerë që ne si parashikojmë dot. Faktorët e tjerë që mund të ndërhynë janë të shumtë që ta ndalin këtë skenarë, ata që mund ta çbëjnë këtë skenar sepse edhe mund të ndodhi, mund të jenë amerikanët, e dyta është ajo që tha Basha sot unë di shumë gjëra që i di dhe doktori që ju nuk do i merrni vesh kurrë. Unë kam përshtypjen që Basha këtu i dërgoi një sinjal të ri Berishës dhe është një ftesë që mos ti nxjerrim të gjitha gjerat ne shesh. I njëjti mesazh ishte dhe ajo i ambasadores që ka njerëz që bëjnë sikur si dinë gjërat. Ajo që dua të them është se dhe Berisha thotë se Basha di ca gjëra që di dhe unë.



