Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është takuar ditën e sotme me deputetin Lorinc Nacsa, zëdhënës në Parlamentin e Hungarisë dhe Zv/President i grupit parlamentar të EPP në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës.
Berisha thotë se fokusi i takimit ishin zhvillimet në Shqipëri dhe shqetëimi i ngritur prej tij për “shtet njëpartiak” nga Edi Rama.
Me deputetin Lorinc Nacsa, zëdhënës në Parlamentin e Hungarisë, Zv/President i grupit parlamentar të EPP në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës, pata një takim të frytshëm.
Në takim diskutuam gjerësisht mbi situatën dhe zhvillimet dramatike në Shqipëri, përpjekjet e Partisë Demokratike dhe opozitës shqiptare, në mbrojtje të vlerave të demokracisë në kushtet e vendosjes së monizmit të plotë, shtetit njëpartiak të Edi Ramës. Diskutimet ishin të hapura dhe kaluan në mirëkuptim të plotë.



