Balla me homologun italian: Forcim bashkëpunimit kundër krimit dhe trafikut të drogës

Balla me homologun italian: Forcim bashkëpunimit kundër krimit dhe trafikut të drogës

Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka zhvilluar një takim me ministrin e Brendshëm të Italisë Matteo Piantedosi, ku ka shprehur mirënjohjen e tij për mbështetjen e pakushtëzuar të Italisë ndaj Shqipërisë në rrugën e anëtarësimit të Bashkimit Europian.

Përmes një postimi në rrjetet sociale Balla ka theksuar se kryefjalë e takimit ishte forcimi i bashkëpunimit në luftën kundër krimit të organizuar, trafikimit të lëndëve narkotike dhe krimit ndërkufitar.

Me ministrin e Brendshëm të Republikës së Italisë Matteo Piantedosi, diskutuam për forcimin e bashkëpunimit në luftën kundër krimit të organizuar, trafikimit të lëndëve narkotike dhe krimit ndërkufitar.

Mirënjohës për mbështetjen e vazhdueshme dhe të pakushtëzuar që Italia i ka dhënë Shqipërisë në ngritjen e kapaciteteve të agjencive ligjzbatuese shqiptare dhe në rrugën e anëtarësimit në Bashkimin Europian.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy