"Smile Albania"/ Rama: Duhet t’i jepet fund turizmit të zhurmave, 1 mijë të rinj informojnë turistët

"Smile Albania"/ Rama: Duhet t’i jepet fund turizmit të zhurmave, 1 mijë të rinj informojnë turistët

Këtë të enjte, kryeministri Edi Rama ka prezantuar projektin "Smile Albania", ku 1 mijë të rinj e të reja do të punësohen për të mirëpritur e informuar turistët e huaj në këtë sezon veror, të cilët sipas kryeministrit do të vijnë në masë në Shqipëri.

Gjatë fjalës së tij në prezantimin e projektit, duhet t’i jepet fund turizmit të zhurmave të mëdha gjatë natës në gjithë vijën bregdetare dhe se ky sezon do jetë surprizë.

Kemi ndërtuar një rrjet institucionesh për të trajtuar çdo aspekt të sezonit turistik, që nga siguria deri tek argëtimi; shërbimi parësor shëndetësor dhe itineraret e trashëgimisë kulturore. Të ndahemi nga turizmi i zhurmave të mëdha gjatë natës në gjithë vijën bregdetare. Prandaj kemi angazhuar 1000 vajza dhe djem që do vendosen në zonat e mbrojtura dhe pikat bregdetare. Ata do çojnë buzëqeshjen dhe informacionet te turistët. Do mësojmë shumë nga ky sezon dhe mund ta themi se do jetë sezoni më i pastër dhe i sigurtë. Vjet prekëm tavanin e 5 milionë turistëve, ndërsa këtë vit presim që të kemi rezultat edhe më të mirë. Jam i bindur se ky sezon do jetë surprizë. Do ndihet që ka shtet dhe gatishmëri për t’u shërbyer atyre që vizitojnë shtëpinë tonë të përbashkët”, tha Rama.

Kreu i qeverisë tha se ky sezon i ri do pasurohet për herë të parë edhe me kalendarët e festave të traditës e të kulinarisë, itineraret e kulturës, pasurive natyrore dhe thesareve të trashëgimisë, si edhe aktivitetet argëtuese artistike e sportive. 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy