
Kreu i shtetit ka pritur në një takim presidentin e zgjedhur, Bajram Begaj. Meta shprehet në një postim në rrjetet sociale se gjatë takimit i ka uruar suksese pasuesit të tij në detyrë.
Ilir Meta mbyll mandatin presidencial më 24 korrik, kohë kur vendin e tij në Presidencë e zë Bajram Begaj, emri i të cilit u votua me shumicë në Parlament javën e kaluar.
Kënaqësi të prisja sot Presidentin e zgjedhur, z.Bajram Begaj dhe t'i uroja sërish suksese në detyrën e lartë, që e pret në interes të vendit dhe të gjithë qytetarëve.



