Vendosja e tre femrave në krye të listës së LSI-së në Tiranë duket se i ka kushtuar shumë kësaj force politike. Kjo për shkak se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve miratoi sot vendimin për t’i vendosur një gjobë të majte prej 1 milion lekësh,
LSI-së për mosrespektim të kuotave gjinore.
Kodi Zgjedhor parashikon që një në tre emra në listë ti përkasë gjinisë tjetër.
Ndërsa LSI në Tiranë, ka vendosur në tre vendet e para tre femra, Klajda Gjosha, Kejdi Mehmetaj dhe Florida Kërpaci.



