Situata në Ukrainë/ Rama: Disa shqiptarë janë pjesë e misionit të OSBE dhe do të vijojnë të qëndrojnë aty!

Situata në Ukrainë/ Rama: Disa shqiptarë janë pjesë e misionit të OSBE dhe do të vijojnë të qëndrojnë aty!

Gjatë një interviste për Zërin e Amerikës, Kryeministri Edi Rama foli për situatën në Ukrainë, ku tha se aty ndodhen disa shtetas shqiptarë, pa dhënë një numër të tyre. Sipas tij, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka marrë të gjitha masat për ata që po shërbejnë për një mision të ODHIR dhe do të vijojnë të qëndrojnë aty.

Kjo është një çështje tashmë e të gjithë botës dhe jo vetëm e Shqipërisë dhe patjetër që në këtë proces ne do të jemi krah për krah me SHBA-të dhe që të jemi realisht vendimmarrja i takon Shteteve të Bashkuara.

Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme ka marrë të gjitha masat e nevojshme. Ne kemi disa qytetarë të Shqipërisë të cilët janë pjesë e misionit të OSBE-së dhe do të vijojnë të qëndrojnë në Ukrainë”, tha Rama.

Rama foli dhe në lidhje me luftën e korrupsionit në Shqipëri ku tha se Reforma në Drejtësi dhe dixhitalizimi i shërbimeve të udhëhequra nga qeveria e tij do të ulë korrupsionin.

“Prania e korrupsionit në sistemin tonë është e padiskutueshme, por lufta kundër korrupsionit që ne kemi organizuar e ka atakuar korrupsionin.

Nga njëra anë ne jemi angazhuar për të udhëhequr Reformën në Drejtësi dhe transformimin e rrjetit të ofrimit të shërbimeve. Lufta kundër korrupsionit është modernizim është krijim sistemesh që garantojnë vendimmarrjen në kohën e duhur. Është një luftë që kërkon kohën e vet”, tha Rama.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy