Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirian Celibashi në një tryezë ku u diskutua financimi i partive politike, theksoi se ligji për këto financime duhet të përmirësohet.
Ai tha se është shumë e rëndësishme që kryetarët e bashkive të kuptojnë se ku është kufiri ndërmjet përmbushjes së funksionit të tyre dhe veprimet të cilat janë pjesë e fushatës së tyre elektorale.
Sipas tij, KQZ do të përgatisë edhe një udhëzues, për institucionet dhe zyrtarët publikë të cilët në një mënyrë ose tjetër do të jenë të përfshirë në situatë zgjedhore.
Zgjedhjet e ardhshme të 14 majit, do të kenë një numër jo të vogël të kryetarëve të bashkisë të cilët aktualisht janë në detyrë dhe të cilët do të garojnë në zgjedhje. Është shumë e rëndësishme që të kuptojnë se ku është kufiri ndërmjet përmbushjes së funksionit të tyre si kryetar bashkie dhe veprimet të cilat janë pjesë e fushatës së tyre elektorale. Ne do punojmë ngushtë me partitë politike, me shoqërinë civile dhe me faktorë të tjerë. Në një moment të dytë KQZ do të përgatisë edhe një udhëzues në lidhje me këtë çështje dhe kjo jo vetëm për rastin e kryetarëve në detyrë që do garojnë, por për institucionet dhe zyrtarët publikë të cilët në një mënyrë ose tjetër do të jenë të përfshirë në situatë zgjedhore.



