Ndoka: Basha t’i tregojë vendin Ramës, e ka marrë me sportivitet përballjen

Ndoka: Basha t’i tregojë vendin Ramës, e ka marrë me sportivitet përballjen

Kreu i PDK, Nard Ndoka ka rezerva për mënyrën sesi lideri i PD, Lulzim Basha po përballet me kryeministrin Edi Rama.

Me anë të një postimi në “Facebook”, Ndoka kërkoi nga Basha që të ashpërsohet sepse përballjen, sipas tij, e ka marrë shumë lehtë.

“Lulzim Basha duhet t’i tregojë vendin Edi Ramës sot, sepse nesër do të jetë shumë vonë.Si me shumë sportivitet e ka marrë këtë përballje Lulzim Basha! Edi Rama shembi Kushtetutën, zhbëri Kodin Zgjedhor, hoqi kandidatët opozitare nga gara, po riorganizon bandat, ka filluar presionin kudo, oligarkët kanë hapur thasët, ndërsa Basha akoma nuk ka hequr “maskën e pandemisë” për të folur fort, qartë dhe guximshëm! Qytetarët kërkojnë ndryshimin, rotacioni është i sigurtë, Basha duhet t’i tregojë vendin Edi Ramës sot, sepse nesër do të jetë vonë për të gjithë, edhe për Shqipërinë!”, u shpreh aleati i PD, Nard Ndoka.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy