Meta pret në takim ministrin e Jashtëm të Danimarkës: Me rëndësi bashkëpunimi ekonomik

Meta pret në takim ministrin e Jashtëm të Danimarkës: Me rëndësi bashkëpunimi ekonomik

Presidenti Ilir Meta, priti sot në një takim të përzemërt Ministrin e Punëve të Jashtme të Danimarkës, Jeppe Kofod, i cili ndodhet në një vizitë zyrtare në Shqipëri.

Meta vlerësoi këtë vizitë dhe marrëdhëniet shumë të mira mes dy vendeve tona, duke nënvizuar rëndësinë e intensifikimit të mëtejshëm të tyre veçanërisht bashkëpunimin ekonomik e tregtar dhe rritjen e investimeve daneze në fusha të rëndësishme për ekonominë e vendit tonë.

Presidenti Meta shprehu mirënjohjen për ndihmën e Danimarkës për ndërtimin e institucioneve të pavarura shqiptare dhe të shoqërisë civile, si dhe e falenderoi Ministrin e Punëve të Jashtme të Danimarkës, për qëndrimin inkurajues dhe mbështetës të vendit të tij për proceset e integrimit europian të Shqipërisë dhe të Ballkanit Perëndimor në tërësi.

Kreu i Shtetit e falenderoi Ministrin Kofod për mbështetjen e vyer të Danimarkës në rindërtimin e zonave të prekura nga tërmeti i nëntorit të vitit 2019, si dhe për ndihmën në përballimin e pandemisë COVID-19 përmes dhurimit të vaksinave për qytetarët tanë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy