Zgjedhjet e parakohshme/ KQZ ndan numrat garues për  25 subjektet politike në Kosovë

Zgjedhjet e parakohshme/ KQZ ndan numrat garues për 25 subjektet politike në Kosovë

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve, përmes shortit ka ndarë sot numrat me të cilët partitë politike në vend, do të garojnë në zgjedhjet e 6 tetorit.

Në ceremoninë e tërheqjes së shortit për 25 subjektet politike, kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka ka bërë të ditur se numrat e ndarë për subjektet politike, janë nga numri 111 deri në numrin 135.

Partia Demokratike e Kosovës ka tërhequr numrin 112. Pra ajo do të renditet menjëherë e dyta në fletëvotim.

Ndërsa koalicioni AAK-PSD ka tërhequr numrin 119 për renditje në fletëvotim.

Lëvizja Vetëvendosje ka tërhequr numrin 126 për renditje në fletvotim.

Koalicioni Nisma-AKR-PD ka tërhequr numrin 122 për renditje në fletvotim.

Lidhja Demokratike e Kosovës ka tërhequr numrin 134 për renditje në fletëvotim.

Partia Euroatlantike ka tërhequr numrin 129 për renditje në fletëvotim.

Partia Fjala ka tërhequr numrin 125 për renditje në fletëvotim.

Partia Euroatlantike ka tërhequr numrin 129 që të renditet në fletëvotim.

Koalicioni Vakat ka tërhequr numrin 124 për renditje në fletëvotim.

Lista Srpska ka tërhequr numrin 135 për renditje në fletëvotim.

Ndryshe kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, ka thënë se KQZ është e angazhuar për zgjedhje sipas standardeve evropiane.

“Në emër të KQZ-së dua të garantoj të gjithë pjesëmarrësit në këtë garë se KQZ mbetet e përkushtuar për organizimin e zgjedhjeve sipas Kushtetutës dhe standardeve më të larta evropiane. vetëm zgjedhjet e lira, emokratike, pa presione, janë të pranuara për të gjithë”, ka thënë Daka.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy