Balla: Askush nuk mund t’i heqë popullit të drejtën e votës. PD, përpjekje për ta kthyer Shqipërinë në ’97

Balla: Askush nuk mund t’i heqë popullit të drejtën e votës. PD, përpjekje për ta kthyer Shqipërinë në ’97

Drejtuesi politik i PS për qarkun e Elbasanit, Taulant Balla, ishte sot i pranishëm në Papër në një bashkëbisedim me banorët e zonës nga ku foli edhe për animimin e opozitës në Kolegjin Zgjedhor për çregjistrimin e kandidatëve,

Balla siguroi edhe një herë të pranishmit se askush nuk mund t’ia heqë popullit të drejtën e votës, të drejtën për të zgjedhur dhe për t’u përfaqësuar në Parlament.

“Askush nuk mund të tentojë t’i heqë popullit të drejtën e votës. PD është një parti që mirë që nuk diti të qeverisë 8 vjet, por nuk diti të bëjë asnjë ditë opozitë.

Një parti që bojkotoi Parlamentin e Shqipërisë, kur duhej të votoheshin Komisionet e Vettingut. Qeveria teknike, është armiku më i madh i vendeve të punës. Qeveritë teknike s’i bëjnë asnjëherë mirë vendit të tyre”, deklaoi Balla.

Sipas tij, gjithë kjo përpjekje e PD për ta zhytur Shqipërinë në një krizë, për ta kthyer Shqipërinë në vitet e errëta ’97, nuk duhet të gjejë përkrahje nga asnjë banor.

“Të kërkosh qeveri teknike ndërkohë që ti sot përfaqëson më pak se 30% të popullit shqiptar me votat që ke marrë! Hyr në zgjedhje dhe nëse merr 50% plus 1 votë, merre qeverinë, drejtoje”, tha Balla.

Balla u ndal edhe tek Reforma në Drejtësi, duke u shprehur se Partia Demokratike nuk e do Vettingun pasi eksponentët e saj kanë frikë reformën në sistemin gjyqësor.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy