“Kontroll” ndaj mediave/ Alibeaj: KLGJ dhe KLP të kundërshtojnë publikisht çdo sulm ndaj prokurorëve dhe gjyqtarëve

“Kontroll” ndaj mediave/ Alibeaj: KLGJ dhe KLP të kundërshtojnë publikisht çdo sulm ndaj prokurorëve dhe gjyqtarëve

Enkelejd Alibeaj nga partia “Djathtas 1912”, kërkesën e Këshillit të Lartë Gjyqësor i cili i drejtohet AKEP dhe AMA për mediat që të kenë kujdes në akuzat ndaj prokurorëve apo gjykatave, deklaron se mediat duhen lënë në detyrën e tyre të informimit publik me transparencë. 

Nga studio e “MCN Live”, ai deklaroi se strategjia e duhur do të ishte që Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë të ishin të parat të kundërshtonin publikisht çfarëdolloj sulmi verbal që vjen ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve

Sipas tij, në gjykata ka qenë gangrenë pjesa e mbështetjes kancelarike dhe burokratike. 

Alibeaj tha se godina, burimet njerëzore dhe numri i dosjeve që janë krijuar janë tre nga çështjet që çfarëdo të bëjnë gjyqtarët dhe prokurorët që te qytetarët perceptohet si zvarritje e drejtësisë.

Prisja një reagim edhe më të fortë, qoftë nga KLGJ dhe nga KLP dhe ndoshta pak më tepër edhe nga komuniteti i gjyqtarëve. 

E shoh si shenjë të mirë që pas shumë e shumë vitesh u mblodhën në një mbledhje të gjyqtarëve. Para vitit 2016 Kushtetuta e përshkruan si organ Konferencën e Gjyqtarëve. Por pas ndryshimeve u hoq si institucion. Jo gjë e mirë. 

Tashmë u mblodhën dhe shumë mirë që komuniteti i gjyqtarëve të krijojë identitetin e vetë. Në sistemin ku jetojmë, pushtetet janë në përballje me njeri tjetrin dhe realiteti sot është i tillë që pushteti, qoftë qeveria dhe parlamenti, sa herë ndodhen në siklete, fillojnë sistemi i drejtësisë. 

Gjyqtarët janë jetim, ndaj duhet ta krijojnë identitetin e tyre përmes Konferencës së Gjyqtarëve. KLGJ dhe KLP duhet të jenë më të zëshëm, nuk bëhet duke i mbyllur gojën medias. 

Sa herë ka një sulm verbal nga mediat në pushtet, apo publik, vjen bjerrja e besimit tek drejtësia. Një fjalë, një sharje, një anatemim i thënë nga njëri prej tyre merret si aksiomë. 

Ndaj strategjia e duhur sipas opinionit tim, do të ishin që KLGJ dhje KLP të ishin të parat të kundërshtonin publikisht çfarëdolloj sulmi verbal që vjen ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve. Këtë gjë duhet të bënin.

Nëse nuk e kanë bërë këtë gjë, besoj se nuk janë në rrugën e duhur. Duhet një orë e më parë që të paktën në rrafshin mediatik dhe publik, që të mbrojnë besimin e publikut te sistemit, të reagojnë. 

Ngjarjet në vend ndodhin, do të duhet që në moment përfaqësuesit e KLGJ dhe KLP të bëjnë reagimin në shërbim të publikut, pa shkuar në marrjen e armës në sallë të gjyqit.

Ka qenë gangrenë pjesa e mbështetjes kancelarike dhe burokratike. Godina, burimet njerëzore, numri i dosjeve që janë krijuar janë tre nga çështjet që çfarëdo të bëjnë gjyqtarët dhe prokurorët do të jetë zvarritja që te qytetarët perceptohet si zvarritje e drejtësisë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy