Më ndarjen e PD-së, grupimi i Enkelejd Alibeaj, që zyrtarisht njihet si Grupi Parlamentar i PD në Kuvend, për analistin Neritan Sejamini, nuk është asgjë veçse një opozitë guaskë.
Në emisionin “Të paekspozuarit”, në MCN tv, Sejamini, tha se kjo opozitë guaskë shërben për interesat e Ramës, si një opozitë false.
Gjithë pushteti që ka grupi i Alibeaj është pushtet që buron nga Rama, nëse Rama nuk i mban të pompuar në media dhe nëse zyrtarisht nuk i fton, nuk i nxjerr, këta nuk kanë as anëtarësi, as asgjë.
Kjo është një opozitë fallso, është si kompanitë guaskë, nuk kanë as parti, as kapital, as asgjë, janë guaskë, por ama këta, hyjnë në veprime institucionale, është qeveria që e mban gjallë, është Rama.
Këta janë opozitë guaskë që e mban Rama për interesat e veta, këta t’i nxjerr institucionalisht, por realisht opozitë është ajo që Meta-Berisha, që kanë parti.



