Bardhi për dorëheqjen e Bashës: Ka lënë autorizimet e domosdoshme që me largimin e tij të mos merrte me vete funksionimin normal të PD

Bardhi për dorëheqjen e Bashës: Ka lënë autorizimet e domosdoshme që me largimin e tij të mos merrte me vete funksionimin normal të PD

Lulzim Basha rezulton zyrtarisht kryetar i Partisë Demokratike edhe pse ai ka dhënë dorëheqjen publikisht dhe është i vetmi person që mund ta çojë këtë parti në zgjedhje. 

Në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, deputeti Gazment Bardhi, ka dhënë disa sqarime për atë që po ndodh në PD, përkitazi me faktin se zyrtarisht Lulzim Basha është ose jo kryetar i partisë. 

Teksa Bardhi u pyet se pse Lulzim Basha vijon të jetë kryetar i kësaj partie dhe përse ai ka lëshuar autorizime për ngjarje që do të ndodhnin një vit më pas, ai tha se Basha ka patur kompetenca të lëshonte autorizime.

Partia ka zëvendës të kryetarit dhe rregulla ligjore se çfarë ndodh në momentin kur kryetari nuk është në detyrë. Zoti Basha ka treguar përgjegjshmëri të lartë në raport me funksionimin e partisë. Në momentin që ka dhënë dorëheqjen, ka qenë proces i menduar javë përpara dhe ka lënë autorizimet e domosdoshme që me largimin e tij të mos merrte me vete funksionimin normal të PD.

Sipas statutit të PD, aktet e protokollueshme janë vendimet e kryesisë ose Këshillit Kombëtar, ose urdhrat dhe udhëzimet e kryetar. Nuk është rasti i tillë, ndaj nuk është protokolluar. Është regjistruar, ka datë dhe vulën e partisë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy