Berisha: LaCivita e paralajmëroi Ramën që të mos luajë me zgjedhjet sepse pasojat do të bien mbi të

Berisha: LaCivita e paralajmëroi Ramën që të mos luajë me zgjedhjet sepse pasojat do të bien mbi të

Kreu i PD Sali Berisha deklaroi sot se LaCivita ka paralajmëruar kryeministrin Edi Rama, që të mos luajë me zgjedhjet, sepse pasojat do të bien mbi të.

Berisha e krahasoi klimën e tanishme të krahasueshme me vitet 1991-1992 , që sipas tij paralajmëron përmbysjen e pashmangshme të diktaturës me datën 11 maj.

Ndryshime të mëdha kanë ndodhur. Siç e shihni, është e vërtetë që Edi Rama bën gjithçka, por është e vërtetë se prozhektorë të fuqishëm janë drejtuar drejt Shqipërisë. Është e vërtetë se brenda tyre ka një shkërmoqje të paparë.
Është e vërtetë se ka 2 muaj që këndojnë himnin e hajdutit, përpiqen të mbrojnë Erion Veliajn. Nga ana tjetër, tre rezoluta ndërkombëtare, kanë denoncuar botërisht Edi Ramën si njeriun e farsës elektorale.
Nga ana tjetër, atij i erdhi një paralajmërim shumë i fortë nga kryetari i Komitetit Kombëtar Republikan, zoti Chris LaCivita, i cili e paralajmëroi që të mos luajë me zgjedhjet sepse pasojat do të bien mbi të.
Pra, është ky kompleks faktorësh. Është edhe një klimë siç e keni ndjerë ju në diasporë, e cila është e krahasueshme me vitet 1991-1992 që paralajmëron përmbysjen e pashmangshme të diktaturës me datën 11 maj
”.
 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy