Ylli: Nuk më pëlqente politika, Rama më futi miq. Deputetët, jo mbi dy mandate në një vend

Ylli: Nuk më pëlqente politika, Rama më futi miq. Deputetët, jo mbi dy mandate në një vend

Presidenti i Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar, Fidel Ylli, njëherësh ish-deputet i Partisë Socialiste, thotë se nuk u largua nga politika, por e larguan se nuk e votuan.

Ai kujtoi se nuk ka humbur por fitoi pasi me të si drejtues politik i Vorës, Partia Socialiste mori vota sa nuk kishte marrë në 20 vite.

Për emisionin “Arnautistan”, ai tha se mendon që deputetët duhet të lëvizin dhe nuk mund të rrijë 3-4 mandate në një zonë, duke u shprehur se “uji që rri në një vend qelbet”.

Sipas tij, deputeti duhet të ketë maksimumi deri në dy mandate në një vend dhe më tej duhet të lëvizë.

Krijohet një lloj situate e tillë që duhet ti lëvizin, 8 vjet maksimumi dhe duhet të ndërrojnë zona. Këtu politikën kanë filluar ta bëjnë dhe fshatarët, duke punuar tokën bëhet politikan, biznesmen. Duhet të hyjë dhe këtu tradita e familjeve të mëdhaja të politikës, e shkollimit dhe formimit. Është e vështirë, vijmë nga një e kaluar politike. Ndoshta fëmijët e fëmijëve tanë duhet të mendojnë ndryshe, ne jo. Ne jemi brez i djegur.

Unë në politikë nuk hyra se më pëlqente politika, por si pasojë e një këmbëngulje 3 vjeçare e Edi Ramës, duke të futur mik ty, Arian Çanin. Nuk doja të hyja në politikë, kam punuar me ish-kryeministrin Aleksandër Meksi, një mik i vyer i imi, i kam dëgjuar gjithë kulisat e politikës, unë nuk jam natyrë për politikë. Politika do njerëz që edhe ta dredhin, të jenë çik me bel.

Unë hyra në politikë me një qëllim, më ka bindur Edi Rama, më tha hajde në krahun tim dhe ti bësh idetë e tua për sportin. Unë nuk kam folur as për drejtësinë, as për ekonominë, por kam qenë sekretar për sportet dhe relator i ligjeve për sportin. Dhe iu kemi dhënë sportistave shqiptarë ligjin grek, që një sportist kur fiton medalje ka shpërblimin.

I kemi dhënë dy qendra olimpike, atë të Korçës, parkun olimpik, stadiume, se unë kam qenë një nga ata njerëz që i kam iniciuar. I kam thënë Ramës që nëse më fute në politikë, mos ma fëlliq fytyrën. Se unë nuk iu dal dot njerëzve përpara, u bë stadiumi i Shkodrës, Elbasanit, Air Albania. Mirë është që stadiumet ti bëj shteti, por ne nuk kemi shtet aq të pasur, ndaj u gjet formula.

Sa i takon Pallatit të Sportit, deklaroi se është bërë “Feti Borova” me 1300 vende, duke bërë të ditur se “Asllan Rusi”, nuk është ndërtuar për pallat sporti, por për hambar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy