Kume: Salianjin nuk shkuan ta prisnin drejtuesit e PD, xhelozi mbi postet në parti

Kume: Salianjin nuk shkuan ta prisnin drejtuesit e PD, xhelozi mbi postet në parti

Gazetari Mariglen Kume e cilëson si xhelozi mbi postet mos vajtjen në burgun e Fierit për të pritur lirimin e ish-deputetit Ervin Salianji, nga drejtuesit e Partisë Demokratike, pikërisht për postet në parti.

Nga studio e “MCN Informacion”, Kume tha se brenda Partisë Demokratike nuk ka qetësi. 

Zotit Salianji nuk i është bërë ndonjë nder i madh për të dalë dy muaj para, Salianji e ka cilësuar një dënim politik dhe ka paralajmëruar se do e ndjek dhe në gjykatat ndërkombëtare për të kërkuar të drejtën e tij, vendime që do të jenë shumë të rëndësishme dhe për karrierën e tij politike. 

Nëse i jep të drejtë GJEDNJ vendimi i gjykatës mund të zhbëhet dhe mund të garojë. Por me këto kushte që jemi nuk garon dot as në 2009. 

Ajo që pritet është që zoti Salianji mund të zgjidhej deri diku edhe rehatinë e vetë, në këtë imazhin publik se brenda Partisë Demokratike nuk ka qetësi në realitet. 

Nëse Salianji do dëgjonte disa kolegë që jemi gati të ngujohemi vetëm ti mos të shkosh atje, do kishte pasoja të tjera ligjore.

Fakti që deri dje asnjë nga drejtuesit e PD nuk shkoi ta priste, tregoi se kohë që brenda PD po zien gjithë dynjaja për postet në PD. Tregon një lloj xhelozie dhe frike për ato poste. 

Jam i bindur, edhe para se të dilte Salianji, në PD ka diskutime se çfarë posti do marrin. Të gjithë presin që në shtator do ketë një proces reformimi. 

Sipas tij, është peshë e tepërt t’i vishet Salianji reformimi i Partisë Demokratike, por shton se është fakt që lirimi i tij i ka vënë në lëvizje, brenda partisë.  

Kume tha se nga lidershipi i PD-së, duhej bërë një pritje për Salianjit për lirimin nga burgu.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy