Kolegji nis shqyrtimin e padisë për listat e PD-së

Kolegji nis shqyrtimin e padisë për listat e PD-së

Kolegji Zgjedhor ka nisur sot shqyrtimin e padisë se parë që lidhet me zgjedhjet e 25 prillit, që përkon me listat e kandidatëve të PD-së. Përfaqësuesi i PS-së, Eridian Salianji theksoi në seancë se PD paraqiti listën me 222 kandidatë, duke shtuar se ata e kundërshtojnë vendimin.

Komisioneri Shtetëror për Zgjedhjet vendosi që t’i miratojë ato listat PD, jo me numër 222, por me numrin që parashikon Kodi Zgjedhor. Vendimi u ankimua nga PD ne KAS. KAS e pranoi kërkesën. Ne e kundërshtojmë këtë vendim. Numri i lartë kandidateve sjell problematika ne hartimin e fletës së votimit. Konfigurimi i fletës duhet të jetë i qartë. Në Kukës psh, PD ka garuar 9 kandidatë. Këtu s’mund këtë vote parapëlqyese”, -arsyeton Salianji.

Sipas tij, kjo mund të jetë taktike elektorale. “Por kjo cenon parimin e listës së hapur. Interesi jone është te gara. Kandidimi i më shumë kandidatëve prish sistemin. Vendimi u ankimua në KAS, me argumentin se lista duhej pranuar e plotë. KAS duke lejuar që një koalicion të garojë me më shumë kandidatë se tjetri ka shkelur parimet e Kodit Zgjedhor. Numri i lartë sjell problematika në garë, por edhe në procesin zgjedhor. Cënohet parimi i listave të hapura. Kjo për shkak se lista pa nr fiks do sillte vështirësi në llogaritjen e herësit.”, tha Salianji.

Aktualisht po jep argumentet e tij përfaqësuesi i Komisionit te Ankimimeve dhe Sanksioneve në KQZ, ndërkohë që KAS e ka lënë vendimin në vlerësim të gjykatës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy